Advertisement
Brenda 24 orësh, shërbimet e Policisë së Kamzës finalizuan operacionin e koduar “Tracking”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje.
Në aksion u arrestua në flagrancë një 51-vjeçar, banues në Kamëz, i cili mbante të fshehur në banesën e tij një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Reklame
Kontrolli u krye në rrugën “Besim Cera”, ku u sekuestruan armët dhe municioni, të cilat posedoheshin pa leje. Materialet procedurale u dorëzuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Policia apelon qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë dhe të respektojnë ligjin për mbajtjen e armëve.

Reklame













