Durrës – Dy raste të hedhjes së lëndës plasëse janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës, në dy zona të ndryshme. Në të dyja ngjarjet janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Rasti i parë është shënuar rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11 të Durrësit. Sipas policisë, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit Gëzim Kajno është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.
Kajno është personi që, sipas të dhënave të bëra publike, ka qenë autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2016.
Rreth 40 minuta më vonë, në orën 04:30, një tjetër shpërthim është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq.
Sipas policisë, në derën e garazhit të një automjeti është hedhur një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar gjithashtu vetëm dëme materiale.
Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur punën për mbledhjen dhe administrimin e provave, dokumentimin e plotë të rrethanave të dy rasteve, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Hetuesit pritet të analizojnë edhe kamerat e sigurisë në zonat përkatëse dhe prova të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjeve.
Hetimet vijojnë.
Lexo edhe:
Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 telefona celularë në qeli
Horoskopi ditor, e Enjte 3 Shtator 2026, parashikimi për secilën shenjë














