Advertisement

Dalin detaje të reja nga dosja në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

SPAK ka avancuar lidhur me hetimet në lidhje me veprimtarinë dhe përfitimet e kompanisë së vëllait të kryebashkiaklut “Gogel” sh.p.k., ndërsa janë ndërmarrë disa veprime hetimore edhe në disa kompani të tjera të lidhura ngushtë me këtë kompani.

Reklame

SPAK ka zbuluar marrëdhënie financiare mes Bashkisë së Tiranës, kompanisë “One Albania” dhe shoqërisë “Gogel”, të Arbër Veliajt në vitet 2020-24.

Dokumentet e SPAK, tregojnë se për 4 vite, Bashkia ka dhënë 2.4 milionë euro për aktivitete artistike dhe kulturore por edhe për sponsorizime.

Ndërkohë, disa media në vend kanë publikuar foto të Arbër Veliajt në avion duke ngritur dyshime edhe për një arratisje të mundshme të tij.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt të këtij viti. Ai akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtoi një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash.

Akuzat ndaj Erion Veliaj:

1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Palushi” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

11. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;

12. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;

13. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Reklame