Policia e Shtetit finalizoi operacionin e koduar “Kamuflimi”, duke goditur një veprimtari të rrezikshme që sfidonte autoritetin.
Në fshatin Bradashesh u arrestua Eklajd Elezi, 32 vjeç, banues në Peqin, teksa drejtonte një automjet tip “Audi” me fenelina të ngjashme me ato të Policisë, për të shmangur kontrollet.
Reklame
Gjatë kontrollit u gjet një armë zjarri pistoletë me fishekë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe fenelinat. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Policia konfirmon se mbetet e vendosur për të parandaluar çdo sfidë ndaj ligjit dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Reklame













