Një aksident ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të kësaj të diele, kur një automjet, për arsye që po hetohen, ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një pemë, për t’u përmbysur më pas në rrugë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, një i ri, ka arritur të dalë vetë nga automjeti pa pësuar dëmtime, pavarësisht përplasjes së fortë.
Nga të dhënat e para, dyshohet se shoferi mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit, megjithatë ky element pritet të konfirmohet nga hetimet dhe verifikimet e autoriteteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve.
Aksident tragjik në Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 32-vjeçari nga Vlora (EMRI)
aksident-makina-perplaset-peme-permbyset-rruge-pa-te-lenduar














