Një mision faktmbledhës i Partisë Popullore Europiane vizitoi Shqipërinë, duke sjellë përfaqësues nga 28 parti simotra për të parë nga afër zhvillimet politike dhe zgjedhore në vend.
Temë qendrore e diskutimeve ishin zgjedhjet, shqetësimet mbi narkoshtetin, si dhe sfidat për sistemin e drejtësisë. Takimet u zhvilluan mbi bazën e konfidencialitetit Chatham House, ndaj detaje të brendshme nuk u bënë publike.
Reklame
Sipas burimeve, misioni analizoi dokumente voluminoze dhe raporte, duke u përqendruar tek sfidat që përballet demokracia dhe sundimi i ligjit në vend.
Reklame














