Advertisement

Tre persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave të kryeqytetit.

Raportohet se në pranga kanë rënë shtetasit Marjo Cene, Mit’hat Koçi dhe Kostandinos Doko, ndaj të cilëve gjykata kishte caktuar masat e sigurisë “arrest në burg”.

Reklame

Tre të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Ata ishin në kërkim që pas operacionit të zhvilluar ditët e fundit nga Policia e Tiranës, ku u goditën disa grupe që vepronin thuajse në të gjithë kryeqytetin.

Lexo edhe

Celulari, alkooli dhe parkimet. Rrugorja nuk fal, 13 522 gjoba në Tiranë, 32 persona procedohen

Tabaku: Rama po ia jep Parkun Rinia besnikut të partisë, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

Reklame