Advertisement

Një 73-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e një biznesi hidrosanitar në qytetin e Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është identifikuar si Ylli Shakaj, pronar i aktivitetit. Mësohet se ai ishte duke kaluar pranë një kamioni që transportonte panele të ndryshme, kur, për shkaqe ende të paqarta, panelet janë rrëzuar duke e zënë poshtë.

Reklame

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, ndërsa vijojnë operacionet për nxjerrjen e trupit të 73-vjeçarit, i cili ndodhet ende nën panelet.

Ndërkohë, pritet mbërritja e ekspertizës së Policisë. Uniformat blu kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në rrëzimin e paneleve.

Lexo edhe

Protestë në Vlorë kundër Muzeut Hebraik/ Qytetarët kundërshtojnë ndërtimin në qendrën historike

NDODHET NË BAKU PËR TAKIM/ GJKKO i cakton “arrest shtëpie” Vlorës Hyseni, zbardhen dy akuzat ndaj kreut të SHISH

Reklame