Pas 11 ditësh bllokim për shkak të një rrëshqitjeje masive në lotin e 3-të, aksin Qukës-Qafë Plloçë do ta rikthejë qarkullimin e plotë të mjeteve nga e hëna, 19 janar 2026.
Punë intensive dhe largimi i “dhuruesve” të gurëve
Sipas kompanisë përgjegjëse, ditët e fundit janë larguar nga rruga sasitë e mëdha të gurëve dhe dheut, të shkaktuara nga reshjet e 7 janarit. Punonjësit po bëjnë pastrimet dhe larjen e rrugës nga balta, për ta bërë atë të aksesueshme plotësisht në të dy korsitë.
Kufizime dhe hapje graduale
Lëvizja për mjetet në zonën e Mokrës ka nisur që sot, por me një korsi të vetme në zonën e rrëshqitjes. Nga e hëna, qarkullimi do të jetë i plotë dhe i sigurt në të dy korsitë.
Punimet vazhdojnë për sigurinë
Edhe pse rruga rihapet, punimet do të vazhdojnë për skarpatat dhe rehabilitimin e sipërfaqeve të asfaltit të dëmtuar nga shkëmbinj dhe gropa. Zona e rrëshqitjes së dytë, e ndodhur në dhjetor, është gjithashtu e pastruar dhe do të jetë e hapur për lëvizjen e mjeteve.
Arsyet e rrëshqitjeve të përsëritura
Ekspertët shpjegojnë se kjo është shembja e tretë masive e skarpatave që nga hapja e rrugës, për shkak të terrenit argjilor delikat dhe reshjeve të dendura të shiut. Kontrolle të mëtejshme do të bëhen në gjithë lotin e 3-të për të siguruar që nuk ka zona të tjera me rrezik.















