Advertisement

Moderatorja e njohur Bora Zemani ka reaguar për herë të parë lidhur me thashethemet e fundit për një ndarje të supozuar nga partneri i saj, Donald Veshaj. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Bora tregoi se u befasua kur mori me dhjetëra mesazhe nga ndjekësit, menjëherë pasi postoi një foto të Donaldit në Instagram.

“Mu mbush Instagrami me mesazhe: ‘Shyqyr që nuk jeni ndarë!’ Më thonin shpesh sa herë postoja foto me Donaldin,” – u shpreh Bora, duke pranuar se nuk ishte në dijeni të thashethemeve që po qarkullonin.

Reklame

E habitur nga reagimet masive, moderatorja vendosi të shihte se çfarë po ndodhte në portale dhe rrjete sociale. Aty ndeshi një sërë lajmesh të rreme, të cilat jo vetëm flisnin për një ndarje të çiftit, por sillnin edhe arsye të pavërteta si xhelozia apo fshirja e fotove në Instagram.

“Bëhem kurioze dhe hap të shoh ç’po ndodh… fusnin arsye të tjera, xhelozia, që kanë fshirë fotot në IG… por asgjë nuk ishte e vërtetë,” – sqaroi Bora.

Deklarata e saj e qartë duket se i ka dhënë fund spekulimeve që përhapeshin me shpejtësi ditët e fundit. Bora dhe Donaldi, një ndër çiftet më të komentuar në showbiz-in shqiptar, vijojnë të tërheqin vëmendjen e publikut me çdo postim apo dalje të tyre të përbashkët.

Reklame