Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër SPAK-un pas daljes nga ambientet e institucionit, duke e akuzuar atë se, sipas tij, ka “amnistuar krimin elektoral”.

Berisha i cilësoi deklaratat e tij si një denoncim ndaj mënyrës se si është trajtuar çështja e zgjedhjeve të 11 majit, duke iu referuar raporteve dhe vlerësimeve të institucioneve ndërkombëtare për procesin zgjedhor.

Reklame

“Edhe njëherë dua të denoncoj krimin monstruoz të amnistisë nga ky institucion partiak të krimit elektoral”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së pretendoi se institucionet dhe strukturat partiake janë shkrirë në një gjatë procesit zgjedhor, ndërsa akuzoi SPAK-un se nuk ka hetuar, sipas tij, krimet elektorale.

Gjatë deklaratës, Berisha përdori edhe një gjuhë të ashpër ndaj institucionit të posaçëm të akuzës.

“Herën tjetër do të vij me maska antidrogë, se aty qelbej vendi nga droga”, u shpreh ai, duke pretenduar se gjatë qëndrimit të tij në ambientet e SPAK ishte detyruar të përdorte një shami si maskë për shkak të asaj që ai e përshkroi si kundërmim.

Berisha e cilësoi SPAK-un si një “institucion të narkoshtetit” dhe ngriti akuza të tjera politike ndaj qeverisë dhe strukturave të drejtësisë.

Deklaratat e kreut të Partisë Demokratike janë qëndrime dhe akuza të bëra prej tij publikisht.

Lexo edhe

Zhvillimet në Tiranë dhe Beograd/ Berisha: Këto ndryshime të kujtojnë ‘Pranverën Arabe’, Rama në grahmat më të vështira

Arka me euro janë paratë e xhepit të Ballukut, Berisha: Edhe Maznikut iu gjetën 900 mijë euro në shtëpi

Reklame