Advertisement

Një tjetër moment i papritur ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP 5, pasi banorët zbuluan rrengun e Vëllait të Madh lidhur me “Kutinë e Pandorës” së Artanit. Situata solli reagime të forta në shtëpi dhe përfundoi me largimin përfundimtar të Luizit, i cili kishte hyrë si “mysafir” për tre ditë.

Përpara se të dilte, Luizi u ndal për një mesazh drejtuar banorëve, duke sqaruar qëllimin e tij gjatë qëndrimit në shtëpi.

Reklame

“I kërkoj falje atyre që mund t’i kem mërzitur vërtet. Doja të bëja vetëm humor. Kam kaluar shumë mirë dhe uroj të fitojë më i miri. I uroj të gjithëve më të mirën. Fjalët e sinqerta janë: shijojeni. E keni marrë shumë seriozisht. Seriozisht merrni Vëllain e Madh, zarfet dhe lojërat. Ju dua shumë të gjithëve”, u shpreh ai para largimit.

Pas daljes nga shtëpia, Luizi u zhvendos në studio, ku deklaroi me humor: “Vetëm se kisha filmin, se nuk do dilja nga shtëpia”.

Në vijim, ai iu përgjigj edhe pyetjes së opinionistit Arbër Hajdari se kush mendon se do ta fitojë këtë edicion të Big Brother VIP. Pa hezitim, Luizi përmendi emrin: “Artan Kola”.

Largimi i tij vjen në një moment delikat të lojës, ndërsa dinamika mes banorëve pritet të ndryshojë pas zbulimit të rrengut dhe tensioneve që ai shkaktoi brenda shtëpisë.

Reklame