Advertisement

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit, duke deklaruar se PS nuk do të komentojë përmbajtjen e dosjes së SPAK.

Nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se çdo person ndaj të cilit vendoset një masë që kufizon lirinë duhet ta kundërshtojë atë përmes gjykatës.

Reklame

“PS nuk është avokate mbrojtëse e askujt”, u shpreh Balla, duke shtuar se nuk do të hyjë në meritën e hetimeve dhe as në komentimin e pjesëve të dosjes të bëra publike.

Balla tha gjithashtu se PS mbështet SPAK-un për një hetim të pandikuar dhe vlerësoi punën e prokurorëve. Sipas tij, mbështetja ndaj institucioneve të drejtësisë nuk duhet të shoqërohet me ndërhyrje në çështje konkrete.

Në vijim, ai kritikoi edhe qëndrimet e opozitës ndaj SPAK-ut, duke iu referuar sulmeve publike të Sali Berishës ndaj prokurorëve.

Deklaratat e Ballës vijnë në një moment kur dosja ndaj Hysenit dhe materialet e hetimit kanë sjellë në vëmendje komunikime dhe emra të tjerë të zyrtarëve të lartë. Në disa prej materialeve të publikuara në media përmendet edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, por përmbajtja e tyre mbetet pjesë e një hetimi në vijim.

Lexo edhe

Dy të rinj tentuan të mashtrojnë Dukën duke u prezantuar si Balla, reagon deputeti i PS: Tregoni kujdes nga profilet falce

U shtirën si Taulant Balla dhe i kërkuan Armand Dukës 100 mijë euro/ Kush janë dy të rinjtë që ranë në kurthin e policisë

Reklame