Advertisement

Tre furra artizanale të gëlqeres, ku dyshohet se digjeshin goma dhe mbetje plastike, janë shkatërruar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në zonën e Krastës, në Krujë.

Ndërhyrja e IKMT-së është kryer pas një ankese të mbërritur në institucion, e cila ka vënë në lëvizje strukturat përkatëse.

Reklame

Pas verifikimeve në terren, inspektorët kanë konstatuar aktivitetin dhe kanë ndërhyrë për prishjen e strukturave të tre furrave artizanale të gëlqeres.

Sipas informacionit të bërë publik, në këto furra digjeshin goma dhe mbetje plastike, duke krijuar ndotje në zonën përreth.

Pas shembjes së strukturave, rasti i është referuar Policisë së Shtetit, me qëllim identifikimin e personave përgjegjës dhe dokumentimin e shkeljeve të konstatuara.

Hetimet pritet të vijojnë për të përcaktuar personat që kanë ushtruar këtë aktivitet dhe përgjegjësinë e tyre sipas ligjit.

Lexo edhe

Arratisja misterioze e Alket Rizait/ Dyshohet se përdori sinjale policie dhe altoparlant për t’u shpëtuar kontrolleve në Shqipëri

Konflikti për një vajzë përfundon me dhunë.19-vjeçari polic goditet me shkop bejsbolli, 2 vëllezërit në kërkim

Reklame