Pas shembjes së një pjese të aksit Librazhd-Prrenjas, që solli bllokimin e qarkullimit për automjetet, rruga e re alternative do të hapet ditën e nesërme në orën 12:00.
Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi zyrtar. Sipas ARRSH-së, segmenti alternativ do të mundësojë kalimin e mjeteve nga një krah në tjetrin, duke rikthyer qarkullimin normal në këtë zonë të rëndësishme rrugore.
Reklame
Autoritetet bëjnë me dije se kalimi do të lejohet për të gjitha kategoritë e mjeteve, përfshirë automjetet e vogla, mjetet e transportit të qytetarëve si dhe kamionët.
Hapja e këtij segmenti pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen dhe të shmangë devijimet e gjata që u krijuan pas bllokimit të rrugës.
Reklame















