Advertisement

Policia ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar nga Tirana, pasi në kamionin në pronësi të tij u sekuestruan rreth 350 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.

Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të hetimeve në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, shpallën në kërkim shtetasin me iniciale N. S., 43 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. Q., drejtuesin e kamionit, i cili u arrestua më 27.02.2026.

Reklame

Sipas hetimeve paraprake, sasia prej rreth 350 kilogramësh Cannabis Sativa ishte fshehur në kamion dhe dyshohet se do të trafikohej drejt Greqisë. Policia bën me dije se po vijon puna për kapjen e 43-vjeçarit dhe për zbardhjen e plotë të rrjetit të përfshirë në këtë rast.

Operacioni “Risku” është pjesë e goditjeve të strukturave antidrogë ndaj tentativave për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Reklame