Advertisement

Një aksident rrugor me tre automjete të përfshira është regjistruar në aksin Korçë–Pogradec, pranë fshatit Gështenjas.

Ngjarja ka ndodhur në bypass-in Qafë Plloçë – Gështenjas, ku sipas informacioneve paraprake të Policia e Shtetit, njëri prej mjeteve nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore, duke shkaktuar përplasjen.

Reklame

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Bashkiak të Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Reklame