Një automjet tip “Benz” është shkrumbuar plotësisht pasi u përfshi nga flakët këtë të enjte në aksin rrugor Pukë–Fushë Arrëz, në vendin e njohur si “Shkalla e Bushtres”.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ndërsa drejtuesi, që ndodhej vetëm në automjet, ka arritur të dalë në kohë pa pësuar lëndime.
Në pamjet e siguruara nga vendngjarja shihet se mjeti është djegur plotësisht, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonë.
Dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një defekt teknik në sistemin elektrik të makinës, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.














