Situata prej gjashtë ditësh në shesh ka hapur një tjetër problem në policinë e shtetit. Ka nxjerrë në pah një problem serioz: mungesën e municioneve.

Informacioni i siguruar nga burime brenda strukturave të Policisë së Shtetit bën me dije se është konstatuar problematika e mungesës së municioneve, një çështje që ngre pikëpyetje mbi gjendjen e rezervave dhe nivelin e gatishmërisë së strukturave policore.

Reklame

Në një moment kur situata e sigurisë dhe menaxhimi i protestave në kryeqytet kanë marrë vëmendje të veçantë, çdo problem që lidhet me pajisjet dhe furnizimin e efektivëve kërkon transparencë dhe shpjegime institucionale.

Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për mungesë të përgjithshme të municioneve, për probleme furnizimi në struktura të caktuara apo për një situatë të lidhur me angazhimin e shtuar të forcave policore.

Deri në këtë moment, informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit, por ajo qe dihet me siguri eshte se te vetmen gje qe kane te sigurte nese kjo situate zgjat eshte uji.

Lexo edhe

Shkon në 272 numri i të lënduarve nga protestat në Tiranë, 169 janë policë

Përplasje të forta para Kryeministrisë, policia me gaz lotsjellës dhe protestuesit me gurë e kapsolla

Reklame