Një magazinë me bimë medicinale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qytetin e Mamurrasit, në Kurbin. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht flakët janë shuar nga shërbimet zjarrfikëse.
Sipas informacionit paraprak të policisë, zjarri ka rënë rreth orës 14:02, në lagjen “Drita”. Dyshohet se shkak është bërë një defekt në sistemin elektrik.
Magazina ishte në pronësi të një 66-vjeçari me inicialet A. D., banues në Tiranë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Lexo edhe
E kërkonin në Itali për një vrasje të vitit 2000, policia i troket në derë në Vlorë! (EMRI)
“Drejtësi për Arlindën!” Prishtina nuk ndalet, protestuesit bllokojnë rrugën pranë policisë













