Qytetarët kanë zhvilluar një tjetër protestë në Prishtinë, duke bllokuar rrugën pranë komisariatit, në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt.

Kjo shënon natën e nëntë të protestave të organizuara pas ngjarjes së rëndë të 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës.

Reklame

Për vrasjen e Arlinda Zekajt dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua dy ditë pas ngjarjes.

Përmes këtij aksioni, aktivistet kërkojnë që të hetohet përgjegjësia e zyrtarëve të dyshuar për përfshirje në rast dhe që ndaj tyre të ketë ndjekje penale dhe dënime me burg.

Lexo edhe

Vrasja e Arlinda Zekajt tronditi Kosovën, qytetarët protestojnë edhe sot në Prishtinë: Duam drejtësi!

“Për ju është rutinë, për mua jetë”! Del letra tjetër e Arlinda Zekajt, i kërkonte gjyqtarit mbrojtje dhe kujdestarinë e djalit

Reklame