Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të premte ftesën për dialog drejtuar studentëve që prej javësh protestojnë kundër qeverisë.

Në sofrën e betonit të vendosur para Kryeministrisë prej më shumë se dy javësh, kreu i qeverisë ka vendosur sërish letra me mbishkrimin “Dialog”, duke përcjellë mesazhin se është i gatshëm të ulet në bisedime me protestuesit.

Reklame

Rama ka deklaruar se qeveria është e hapur për të shqyrtuar propozimet e studentëve dhe për të adresuar shqetësimet e tyre.

Megjithatë, deri më tani, kjo ftesë nuk është pranuar nga protestuesit, të cilët kanë vijuar qëndrimin e tyre jashtë Kryeministrisë.

Ndërsa protesta vazhdon, përplasja mes kërkesës së studentëve për plotësimin e kauzave të tyre dhe ofertës së kryeministrit për dialog mbetet pa një zgjidhje të dukshme.

Lexo edhe

Parashikimi i motit 6 nëntor 2026. Mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Horoskopi 6 nëntor 2026. Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Reklame