Operacioni “Caveau 38” i Antimafias italiane ka goditur një organizatë kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, e dyshuar për trafik ndërkombëtar të kokainës dhe pastrim parash në Itali, Holandë, Gjermani dhe Shqipëri.

Sipas hetuesve, grupi kishte krijuar një rrjet të gjerë financiar për të fshehur fitimet e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Reklame

Hetimet zbuluan se organizata dyshohet se kishte trafikuar rreth 240 kilogramë kokainë, ndërsa të ardhurat nga aktiviteti kriminal kalonin 14 milionë euro. Paratë pastroheshin përmes investimeve në pasuri të paluajtshme dhe blerjes së shufrave të arit, të cilat më pas përdoreshin për të transferuar pasurinë në kanale të ligjshme.

Në kuadër të operacionit, autoritetet italiane sekuestruan dy kompani në Lecco dhe një kompani të përfshirë në tregtinë e metaleve të çmuara. Sipas hetimeve, njëra prej kompanive shërbente si kasafortë financiare e grupit, duke investuar paratë e dyshuara të trafikut të drogës në prona të paluajtshme. Ndërkohë, përmes një kompanie tjetër dyshohet se ishin blerë afro 8 kilogramë shufra ari.

Në total, 52 persona dhe dy kompani janë marrë nën hetim për veprimtari të dyshuara kriminale gjatë viteve 2019–2022. Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 1.5 milionë euro cash dhe rreth 32 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë dhe marihuanë, ndërsa gjashtë persona janë arrestuar në flagrancë.

Lexo edhe

Rama e përfshiu në listën e personave me precedentë kriminalë, reagon studenti i Mjekësisë: “Jam student ekselent, jo trafikant droge”

Trafikuan 2.4 tonë drogë drejt Europës dhe Turqisë,SPAK çon në gjyq 17 persona për trafik droge, mes tyre Rexhep Rraja

Reklame