Presidenti Bajram Begaj ka nisur konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore në 2027-ën.

Mësohet se shkresa për zhvillimin e konsultimeve u është dërguar të gjitha partive parlamentare.

Reklame

Takimi me përfaqësuesit e forcave politike është parashikuar të mbahet më 30 tetor, ku janë ftuar të gjitha partitë që kanë deputetë në Kuvend.

Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të zhvillohen në një nga të dielat e periudhës 15 prill – 15 maj. Data përfundimtare do të përcaktohet pas konsultimeve me partitë politike.

Afati i fundit që Begaj te dekretojë datën e zgjedhjeve është 6 nëntori.

Lexo edhe

Begaj për fitoren e shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Të marrë fund diskriminimi

Çfarë po lëviz në prapaskenë? Ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë dhe ish-presidentët në zyrën e Begajt

Reklame