Protesta në Tiranë është tensionuar sërish mbrëmjen e sotme, pas disa orësh qetësi. Protestuesit kanë hedhur breshëri fishekzjarrësh dhe molotovë në drejtim të forcave të policisë.
Efektivët e policisë po ndjekin protestuesit, ndërsa në terren është angazhuar edhe autoboti me ujë për menaxhimin e situatës.
Reklame
Gjatë incidenteve u është vënë flaka edhe koshave të mbeturinave, duke shtuar tensionet në zonën ku po zhvillohet tubimi.
Përplasjet vijnë në ditën e shtatë të protestave në kryeqytet, të cilat janë shoqëruar me incidente dhe ndërhyrje të policisë.
Lexo edhe
Pas shtatë ditësh protestash, vijnë përforcime nga Turqia? Dy autobotë uji zbresin në Rinas
Reklame













