Një javë më parë, avokatët britanikë të Kryebashkiakut Erion Veliaj i kërkuan SPAK-ut zhvillimin e një takimi më 10 shtator, me qëllim firmosjen nga Veliaj të aplikimit për dërgimin e çështjes së arrestit të tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

SPAK e ka refuzuar takimin në datën e kërkuar, pa asnjë arsye. Aplikimi në Strasburg tashmë do realizohet pa takimin e programuar me avokatët britanik, për shkak të refuzimit të SPAK.

Reklame

Lexo edhe:

Pas marrjes së kompetencave të Veliajt, nis aksioni i gjerë për pastrimin e Tiranës: Ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

Avokatët e huaj të Veliajt: Më 10 shtator do ta çojmë çështjen e arrestit në Strasburg

Reklame