Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale përmes një postimi në Instagram, në një kohë kur protestat dhe tensionet në vend vijojnë.
Rama ka publikuar fotografinë e një tabele STOP, ku është shkruar në anglisht “I’ll never stop loving you” (“Nuk do të ndalem kurrë së të dashuri”), ndërsa në pjesën e poshtme shfaqet emri “Albania”, i shoqëruar me flamujt shqiptarë.
Krahas imazhit, kreu i qeverisë shkruan: “Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”.
Postimi vjen në ditën e katërt të protestave, të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Ndërkohë, protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
Reagimi i Ramës është publikuar në rrjetet sociale, ndërsa situata politike dhe protestat vijojnë të mbajnë vëmendjen publike.

Lexo edhe
Rama nga kioska e djegur në bulevard: “Kjo flamë nuk është studentore, nuk përkulemi para dhunës”
Berisha: Rama të japëdorëheqjen, po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë













