Advertisement

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës është shoqëruar me tensione dhe incidente edhe para nisjes së ndeshjes.

Tifozë të të dyja skuadrave janë përplasur dhunshëm në rrugët pranë stadiumit “Air Albania”, ku, sipas pamjeve nga vendngjarja, disa prej tyre kanë përdorur flakadanë, duke i hedhur në drejtim të njëri-tjetrit.

Reklame

Situata ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, e cila ndodhej pranë vendit të ngjarjes. Pas ndërhyrjes së efektivëve, situata është normalizuar.

Incidentet kanë ndodhur përpara sfidës së javës së gjashtë të kampionatit, e cila është parashikuar të nisë në orën 18:30.

Përplasjet mes tifozëve kanë tensionuar atmosferën e derbit përpara se ekipet të zbresin në fushë.

Lexo edhe

Milani fiton dhe ndez derbin: 0-2 ndaj Cremoneses, vendoset gjithçka në fund

Lezha, qyteti ku historia e Skënderbeut takohet me Adriatikun

Reklame