Advertisement

Kompozitori Adrian Hila ka dhënë dëshminë e tij në Policinë e Tiranës lidhur me publikimin e materialeve intime në internet.

Para grupit të posaçëm hetimor të Krimeve Kibernetike, Hila ka shpjeguar se kamerat në banesën e tij ishin vendosur për arsye sigurie, pas rasteve të vjedhjeve në zonën ku banonte.

Reklame

“Kamerën e kam vendosur sepse fqinjëve iu vidheshin vazhdimisht banesat. Duke qenë se e kam ambient të rëndësishëm pune, kamerat i kam vendosur që nëse do të kishte tentativa vjedhjeje, të isha vigjilent”, mësohet të ketë deklaruar Hila.

Ai ka thënë se, sipas dijenisë së tij, kamerat funksiononin në mënyrë automatike, duke regjistruar dhe fshirë vetë pamjet.

Hila ka mohuar gjithashtu se ka ndërhyrë te kamerat në momentet kur persona të tjerë kanë hyrë në ambientet e banesës.

“Nuk kam ndezur apo fikur asnjë kamera kur ka hyrë dikush në dhomën time”, është shprehur ai.

Lidhur me materialet që kanë përfunduar në internet, kompozitori ka deklaruar se nuk ka dijeni se si janë realizuar apo se si kanë dalë nga sistemi i kamerave.

“Nuk kam dijeni as si janë bërë këto regjistrime dhe për më tepër se si këto pamje kanë përfunduar në faqe +18. Jam i tronditur”, ka deklaruar Hila.

Ai ka pretenduar se personat e përfshirë nuk e kanë fajësuar dhe ka mohuar që regjistrimet të jenë bërë prej tij me vetëdije për këtë qëllim.

“Personat e përfshirë nuk më kanë fajësuar dhe e dinë që unë nuk kam bërë asnjë filmim me koshiencë”, mësohet të ketë thënë kompozitori.

Hetimet e Krimeve Kibernetike vijojnë për të përcaktuar se si janë siguruar, ruajtur dhe më pas shpërndarë materialet në internet. Autoritetet po verifikojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Lexo edhe

Videot intime tronditin rrjetin, reagojnë Fifi dhe Rozana: Nuk jemi në videot që qarkullojnë

VIDEOT INTIME/ Adrian Hila në Policinë e Tiranës, merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

Reklame