Advertisement

Kompozitori Adrian Hila ndodhet në ambientet e Policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike.

Hila është paraqitur në polici në kuadër të hetimeve për materialet intime që janë publikuar dhe shpërndarë së fundmi në rrjete sociale dhe platforma online.

Reklame

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të zbardhur mënyrën se si materialet janë siguruar, publikuar dhe shpërndarë në internet, ndërsa po verifikohet edhe burimi i tyre.

Më herët, Hila kishte deklaruar se ishte hakeruar dhe se do të paraqitej në polici për të dhënë shpjegimet e tij lidhur me ngjarjen.

Hetimi vijon nga strukturat e Krimit Kibernetik, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe

E dija që po filmoja, por nuk i publikova videot, Adrian Hila reagon për skandalin

Videot intime të personazheve publike, reagon Aurela Gaçe: Dinjiteti im s’mund të përdhoset

Reklame