Advertisement

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas nisjes së hetimeve nga SPAK ndaj Ron Yeffet dhe kontrolleve që, sipas raportimeve mediatike, janë kryer gjatë ditës së sotme në banesën e tij.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se përshëndet nisjen e hetimit dhe kërkon që SPAK të kryejë një hetim të thellë dhe të shpejtë.
‘E përshëndes hetimin që ka nisur ndaj Ron Yeffet dhe veprimet e para që sipas raportimeve në media janë kontrollet në banesë. Shpresoj se SPAK do bëjë një investigim të thellë e të shpejtë për mikun e Edi Ramës, që u prezantua vetë si koordinator i punëve të pisëta.
Me siguri, në këto kontrolle (pasi mjafton sekuestrimi i kamerave të kompleksit rezidencial ku jeton Yeffet) hetuesit do të gjejnë dhe prova të takimit të Kryeministrit me Ron Yeffet më 8 shtator, pasi doli skandali i përgjimeve, ku vrasin mendjen se si do ta menaxhojnë këtë krizë’, shkruan Këlliçi në reagimin e tij.

Reagimi i Nënkryetarit të PD, Belind Këlliçi:

Reklame

E përshëndes hetimin që ka nisur ndaj Ron Yeffet dhe veprimet e para që sipas raportimeve në media janë kontrollet në banesë.
Shpresoj se SPAK do bëjë një investigim të thellë e të shpejtë për mikun e Edi Ramës, që u prezantua vetë si koordinator i punëve të pisëta.
Me siguri, në këto kontrolle (pasi mjafton sekuestrimi i kamerave të kompleksit rezidencial ku jeton Yeffet) hetuesit do të gjejnë dhe prova të takimit të Kryeministrit me Ron Yeffet me 8 shtator, pasi doli skandali i përgjimeve, ku vrasin mendjen se si do ta menaxhojnë këtë krizë.
Akuza për trafik nďërkombëtar armësh është shumë e rëndë. Duhet ballafaqim me ligjin e drejtësinë dhe duhet të dalin përgjegjësitë të plota.
Personalisht e kam denoncuar prej muajsh rastin dhe do ta ndjek deri në fund. Uroj që të njëjtën gjë të bëjë dhe drejtësia.
Me trafikun ndërkombëtar të armëve, Edi Rama vulosi pa kthim, kapitullimin e tij ndërkombëtarisht!
Falenderime Syri TV dhe emisionit Çim Peka Live, për këtë shërbim të madh publik!

Lexo edhe

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit

SPAK zbarkon në Ministrinë e Mbrojtjes/ Sekuestrohen dokumente për tenderët, kontrolle edhe te Ron Yeffet

Reklame