Advertisement

Pas reagimit publik të Aurela Gaçes, e cila mohoi përfshirjen në videot intime për të cilat është aluduar në rrjetet sociale dhe paralajmëroi ndjekje ligjore, kanë reaguar edhe Fifi dhe Rozana Radi.

Fillimisht ishte Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, e cila përmes një videoje live sqaroi se nuk ka asnjë lidhje me materialet që po qarkullojnë dhe mohoi të ketë njohje me kompozitorin që është përmendur në këto aludime.

Reklame

“Nuk po më pëlqen pse po qarkullon emri im, por për të gjithë ju që jeni shqetësuar, unë nuk jam në ato video. Nuk kam asnjë lloj lidhje me kompozitorin në fjalë, nuk kam bërë asnjë këngë me të, nuk e di ku e ka studion”, deklaroi këngëtarja.

Fifi tha se përhapja e këtyre pretendimeve ka shqetësuar edhe familjarët e saj, duke e cilësuar situatën si cenim të imazhit të saj.

Ndërkohë, edhe Rozana Radi ka reaguar ashpër ndaj aludimeve. Këngëtarja dhe moderatorja mohoi kategorikisht të jetë pjesë e videove dhe paralajmëroi se ndaj personave që tentojnë të dëmtojnë emrin e saj do të ndjekë rrugën ligjore.

“Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë”, shkruan Radi.

Ajo u bëri thirrje gjithashtu përdoruesve të rrjeteve sociale që të mos shpërndajnë apo amplifikojnë materiale dhe pretendime që, sipas saj, cenojnë dinjitetin e personave të përfshirë.

“Mos shpërndani, mos amplifikoni dhe mos i jepni jetë diçkaje që prek dinjitetin dhe emrin e njerëzve pa asnjë të vërtetë pas saj”, u shpreh Radi.

Kështu, brenda pak orësh, tre emra të njohur të muzikës shqiptare kanë dalë publikisht për të mohuar lidhjen me videot për të cilat janë përmendur në rrjet, ndërsa dy prej tyre kanë paralajmëruar edhe ndjekje ligjore ndaj personave që përhapin këto pretendime.

Lexo edhe

Videot intime të personazheve publike, reagon Aurela Gaçe: Dinjiteti im s’mund të përdhoset

Kjo nuk është gazetari. Është shfrytëzim i jetës private për klikime

Reklame