Advertisement

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shkarkuar Blerim Isufajn nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Si ushtrues detyre është caktuar Dren Paca, deri në plotësimin e pozitës sipas procedurave ligjore.

Reklame

Vendimi u mor në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPK-së, e cila ishte thirrur për të diskutuar lidhur me punën e Isufajt në krye të Prokurorisë Speciale.

Pas largimit nga pozita e Kryeprokurorit, Isufaj do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale.

Lexo edhe

Mblidhet Kuvendi në Kosovë, pritet deklarata për aktgjykimin e Hagës

Kosovë/ A do të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale?

Reklame