Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë malin e Tërbunit në Pukë, duke u përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje.
Era e fortë dhe terreni i thepisur malor po favorizojnë përhapjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja e forcave në terren paraqitet e vështirë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë edhe një banesë të pabanuar. Ekipet e angazhuara në operacion po vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe për të penguar avancimin e mëtejshëm të flakëve.
Situata mbetet problematike për shkak të kushteve atmosferike dhe terrenit të vështirë, që po e komplikojnë operacionin për shuarjen e zjarrit.
Forcat në terren vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen, me qëllim kufizimin e përhapjes së flakëve dhe shmangien e rrezikut për banesat dhe zonat e banuara përreth.
Lexo edhe;
32 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ 735 forca vendore dhe 475 ushtarakë në terren














