Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish procesin gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019.

Sipas të dhënave nga seanca, shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatëve të të pandehurit Plaurent Dervishaj.

Reklame

Procesi gjyqësor ndodhet aktualisht në fazën e paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare të mbrojtjes.

Në seancën e zhvilluar më 8 maj, SPAK kërkoi:

  • burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishajn
  • 35 vite burg për Julian Meçajn

Ata akuzohen për atentatin e ndodhur ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Atentati ndodhi më 1 nëntor 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit.

Nga sulmi mbetën të plagosur ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Sukthit”.

Shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku, humbi jetën disa ditë më vonë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Gjykata e Posaçme pritet të caktojë datën e seancës së ardhshme për vijimin e procesit.

Reklame