Advertisement

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e tij dhe familjarët e këtij të fundit, me qëllim për t’i marrë 300 mijë euro.

Policia bën me dije se operacioni është koduar “Mesazhi” dhe u zhvillua pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. M.

Reklame

Sipas kallëzimit, në portën e banesës së tij në fshatin Gërdec, ai kishte gjetur një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve.

Kërcënimet dyshohet se shoqëroheshin me kërkesën për dhënien e shumës prej 300 000 eurosh.

Pas kallëzimit, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe nën drejtimin e Prokurorisë, nisën veprimet për identifikimin e autorit.

Në kuadër të operacionit u identifikua dhe u arrestua Ardian Muka., 56 vjeç, banues në Vorë, i cili sipas policisë është kushëriri i personit që kishte bërë kallëzimin.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale municion luftarak, veshjet që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes dhe një aparat celular.

Policia thotë se vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit”.

Lexo edhe:

“Vulë turpi”/ Protestë kundër Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë

3 makina luksoze nën sekuestro në Vlorë/ Policia nis hetimin pasuror ndaj pronarëve

Reklame