Këtë të hënë, Policia Bashkiake e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka intensifikuar kontrollet për të garantuar lëvizjen e lirë të autobusëve urbanë.
Gjatë aksionit, disa automjete të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me karrotrec, në përpjekje për të lehtësuar trafikun e kryeqytetit, i cili vazhdon të mbingarkohet nga parkimet vend e pa vend.
Reklame
Qytetarët shprehen se aksioni ishte i domosdoshëm, por pyetja mbetet: pse duhet të presim kaq gjatë për të zgjidhur problemin e zakonshëm të parkimit?
Reklame















