Zjarri që përfshiu zonën e Kodër Rrëshen, pranë banesave dhe varrezave, ka shkaktuar dëme në territor, ndërsa flakët u afruan rrezikshëm pranë zonave të banuara.

Pamjet e siguruara nga redaksia tregojnë pasojat e lëna pas nga zjarri, me sipërfaqe të djegura dhe bimësi të shkatërruar.

Reklame

Banorët kanë përjetuar momente ankthi për shkak të afërsisë së flakëve me banesat, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ishte e nevojshme për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Situata vijon të monitorohet, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar më saktë sipërfaqja e djegur dhe dëmet e shkaktuara nga zjarri.

VIDEO/ Pamjet pas zjarrit në Kodër Rrëshen, ja dëmet e shkaktuara nga flakët.

 

Lexo edhe

Zjarr pranë banesave në Kodër Rrëshen, flakët afrohen pranë zonave të banuara

Zjarret në Shqipëri: 20 vatra në 24 orë, 9 aktive – evakuohen banorë në Pukë

Reklame