Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke në krah të autostradës Thumanë-Kashar, duke krijuar një situatë të rënduar në zonë.
Flakët kanë përfshirë dhjetëra hektarë tokë, ndërsa një re e dendur tymi është ngritur mbi zonë dhe është e dukshme nga autostrada.
Zjarri është përhapur në pjesën perëndimore, pranë kilometrin të parë të aksit Thumanë-Kashar, duke mbuluar me tym dhe flakë një pjesë të konsiderueshme të territorit.
Pamjet nga vendi tregojnë flakët që vijojnë të djegin sipërfaqe të mëdha, ndërsa ende nuk dihet nëse zjarri rrezikon banesa apo objekte pranë tij.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë ende të qarta. Pritet ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll.
Lexo edhe:
Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi shkon për miratim në Këshillin Bashkiak












