Advertisement
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke krijuar rrezik për banesat për shkak të afërsisë së vatrës së zjarrit me zonën e banuar.
Reklame
Për përballimin e situatës, në terren kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse nga Vlora, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrës, me qëllim parandalimin e përhapjes drejt banesave.
Ndërhyrja e zjarrfikësve vijon, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Situata mbetet nën monitorim.
Lexo edhe
ZJARRET NË FIER/ 2 në pranga, një tjetër nën hetim! U dogjën ullishte e toka bujqësore
Reklame













