Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou në aksin rrugor Thumanë–Krujë, ku autoritetet kanë arrestuar përveç Andi Vokrit, edhe dy persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Sipas policisë, janë arrestuar L. G., 26 vjeç, dhe F. K., 23 vjeç, të cilët dyshohet se kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit që çoi në vrasje.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, pranë urës së Bushneshit, ku tre të rinjtë që udhëtonin me një automjet, u përfshinë në një konflikt verbal me Petrit Ndou, i cili po lëvizte me automjetin e tij.
Hetimet vijojnë për përcaktimin e rolit të secilit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se të tre të rinjtë do të përgjigjen penalisht për përfshirje në vrasje dhe ngjarje të lidhura.














