Advertisement

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar ashpër deputetët socialistë pas miratimit të reformës territoriale në Kuvend, duke i akuzuar se nuk mbajtën qëndrim në përputhje me deklaratat e tyre publike.

Gjatë reagimit të saj, Zhupa u ndal te deputetët që, sipas saj, kishin shprehur rezerva për reformën ose ishin deklaruar kundër saj, por në momentin e votimit mbështetën nismën e mazhorancës.

Reklame

“Deputetë që bënin sikur po kalonin një traumë personale nga votimi, dhe pastaj, si dele aty, ‘bee, bee, bee’, bam, bam, bam, votuan të gjithë: 85 vota”, u shpreh Zhupa.

Ajo kritikoi veçanërisht mospërputhjen mes fjalimeve në Kuvend dhe votës përfundimtare, duke thënë se deputetët duhet të mbajnë përgjegjësi përpara elektoratit që i ka zgjedhur.

Zhupa: Kjo është autokracia

Deputetja demokrate e cilësoi sjelljen e mazhorancës si shenjë të përqendrimit të vendimmarrjes te kryeministri Edi Rama. Sipas saj, deputetët duhet të përfaqësojnë qytetarët dhe jo të zbatojnë automatikisht vendimet e drejtuesit të partisë.

“Po kjo është autokracia: vendos njëshi, zbatojnë të tjerët. Çfarë ka të ndryshme autokracia? Ku deputeti nuk është më përfaqësues i popullit, po përfaqësues i autokratit”, deklaroi Zhupa.

Ajo përmendi edhe Erion Braçen dhe Belinda Ballukun, duke i kritikuar për qëndrimet e tyre në lidhje me reformën dhe zhvillimet politike në Kuvend.

Reforma territoriale u miratua me 85 vota pro dhe parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Nisma ka nxitur kundërshtime nga opozita, e cila pretendon se ndryshimet nuk pasqyrojnë interesat e komuniteteve vendore.

Lexo edhe:

“A ke vullnet të tregohesh burrë?”/ Ina Zhupa sfidon Vullnet Sinajn për Selenicën

“A ke vullnet të tregohesh burrë?”/ Ina Zhupa sfidon Vullnet Sinajn për Selenicën

Reklame