Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar sot një takim në ambientet e SPAK-ut me kreun e këtij institucioni, Klodian Braho.
Ambasadori amerikan ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.
Siç shihet edhe nga pamjet, delegacioni është pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi tematikën e diskutimeve mes ambasadorit Wendt dhe kreut të SPAK-ut, Klodian Braho.
Po sot, ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar edhe një takim me përfaqësues të opozitës, në kuadër të kontakteve që po mban me aktorët politikë dhe institucionet shqiptare pas mbërritjes në vend.
Në takim kanë marrë pjesë deputetët Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe Ivi Kaso, si dhe përfaqësues të partive të tjera opozitare.
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe dy senatorë amerikanë, të cilët prej disa ditësh ndodhen në Shqipëri për një vizitë.Takimi zhvillohet në vijim të agjendës së ambasadorit Wendt, i cili më 2 tetor bëri prezantimin zyrtar pas mbërritjes në Shqipëri dhe ka nisur një seri takimesh me përfaqësues të institucioneve dhe politikës shqiptare.
Lexo edhe
Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt zhvillon takimin e parë me Edi Ramën













