Advertisement
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke iu drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Kërkesa kundër masës së sigurisë është depozituar sot nga avokati i Hysenit.
Reklame
Hyseni kërkon në këtë mënyrë ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj saj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Ish-drejtoresha e SHISH është nën hetim nga SPAK për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Lexo edhe:
Dyshimet/ A lëvizte Vlora Hyseni e Jurgen Kole me makinën e SHISH-it me targa të SPAK?!
Reklame














