Advertisement

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tepelenë, ku Policia ka arrestuar një 53-vjeçar, i akuzuar për dhunë në familje dhe tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi Lulëzim Doka, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, si dhe e ka kanosur atë me vdekje.

Reklame

Pas sinjalizimit të rastit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 53-vjeçarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, e mbajtur pa leje, e cila u mor në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për vijimin e hetimeve dhe veprime të mëtejshme ligjore.

Autoritetet apelojnë për denoncimin e çdo rasti dhune në familje, duke theksuar se reagimi i menjëhershëm është vendimtar për parandalimin e ngjarjeve me pasoja të rënda.

Reklame