Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë kundër pjesëmarrjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në marshin e paralajmëruar për 12 shtator në mbështetje të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së.
“Ne do ta mbështesim protestën, por nuk mund të jemi aty me Lëvizjen Vetëvendosje. E dimë se lideri i tyre në Parlamentin e Kosovës e quan kriminel Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët. Nuk mund të jemi aty me deputetët e tij, të cilët i hoqën nga paga minimale veteranët e UÇK-së së bashku me Listën Serbe”, deklaroi Gucati.
Marshi në mbështetje të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së është paralajmëruar të mbahet më 12 shtator, 4 ditë para shpalljes së vendimit final në Hagë. OVL-UÇK konfirmoi se do të marrë pjesë në këtë aktivitet, por bëri të qartë se nuk e mbështet praninë e përfaqësuesve të Vetëvendosjes.
Lexo edhe:
Kurti i përgjigjet ftesës së Haxhiut, PDK, LDK e AAK bojkotojnë takimin
Kriza institucionale në Kosovë/ PDK dhe Aleanca: Kurti po mban peng Kuvendin














