Një konflikt mes dy kushërinjve në Lushnjë ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 71-vjeçari. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pak pas ngjarjes.
Në pranga është vënë shtetasi Izet Ymeri, 60 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen “Loni Dhamo”. Sipas Policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, 60-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë kushëririn e tij, F. Y., 71 vjeç.
71-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës
Pas plagëve të marra, 71-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë pas ngjarjes. Efektivët kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të të dyshuarit.
Gjatë veprimeve hetimore, Policia ka sekuestruar edhe thikën që dyshohet se është përdorur në plagosje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe:
Policia e Lushnjës kap 32-vjeçarin me kokainë, gati për shpërndarje
Polici dhunohet nga dy persona në Shkodër, nis hetimi















