Një ditë pas transferimit nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, Erion Veliaj raportohet se ka refuzuar ushqimin në qeli, në shenjë proteste ndaj lëvizjes së tij nga një institucion i vuajtjes së dënimit në tjetrin.
Sipas informacioneve paraprake, kryebashkiaku i Tiranës ka kundërshtuar transferimin, për të cilin pretendohet se nuk i është vënë në dispozicion dokumentacioni përkatës.
Vizitat nga familjarët
Gjatë paradites, Veliaj është vizituar nga nëna e tij, e cila, sipas raportimeve, kishte me vete një çantë me ushqime.
Disa orë më vonë, në burgun e Fierit ka mbërritur edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e shoqëruar nga foshnja.
Refuzimi i ushqimit raportohet se lidhet me kundërshtimin e transferimit nga Durrësi në Fier. Megjithatë, deri në një konfirmim zyrtar, rrethanat e plota të këtij veprimi dhe statusi i tij mbeten për t’u sqaruar.
Lexo edhe
“Po më bëjnë rrëmbim policor”/ Erion Veliaj kundërshton transferimin nga Durrësi në Fier














