Shqipëria ka kërkuar zyrtarisht nga autoritetet franceze ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiri, i cili u arrestua javën e kaluar në Francë pasi u kap teksa fuluturonte me avionin mbi centralin bërthamor të Penly.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat franceze, e cila raporton se kërkesa për ekstradim dhe procedura ligjore mund të zgjasë disa javë.

Reklame

Sipas raportimeve, Beqiri u ndalua në aeroportin e Albertit, në veri të Francës, pasi avioni me të cilin udhëtonte kaloi mbi zonën e ndaluar pranë centralit bërthamor të Penly, një objekt strategjik i përfshirë në planet e Francës për zhvillimin e energjisë bërthamore.

Biznesmeni shqiptar u dërgua për gjykim me procedurë të përshpejtuar në Amiens, ku u shpall fajtor për shkeljen e rregullave të hapësirës ajrore dhe u dënua me 7 mijë euro gjobë. Pas vendimit, ai vijoi të mbahet nën masën e arrestit për shkak të procedurës së ekstradimit drejt Shqipërisë.

Beqiri është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri që prej vitit 2025, për një dosje që lidhet me dyshime për mashtrim dhe përfshirje në një skemë të dyshuar korrupsioni dhe tenderash të manipuluar me vlera miliona euro.

Sipas SPAK, hetimet kanë evidentuar edhe pasuri që dyshohet se lidhen me aktivitet kriminal. Në kuadër të procedimit, autoritetet shqiptare kanë identifikuar llogari bankare me vlerë mbi 2 milionë euro,  apartamente, automjete, një avion turistik si dhe një pronë luksoze në formën e një kështjelle në Francë, me vlerë rreth 2.6 milionë euro.

Të dyja vendet po bashkëpunojnë gjithashtu për çështjet që lidhen me verifikimin dhe masat mbi pasuritë e identifikuara gjatë hetimeve.

Lexo edhe:

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, Policia jep detajet: Sot del para gjykatës për ekstradimin

SPAK zbardh arrestimin e Ermal Beqirit në Francë/ 2 milionë euro në llogari dhe një kështjellë 2.6 milionë euro

Reklame