Advertisement
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person ka humbur jetën pasi është përfshirë nga korenti në një shtyllë elektrike.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet të ketë qenë punonjës i një kompanie interneti dhe gjatë kryerjes së punës ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Reklame
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.
Reklame














